SOFT NEWS – Mesazhet në Twitter gjithnjë e më të shkurtra

118

UASHINGTON, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Një vit pasi dyfishoi formatin e mesazheve, Twitter po konstaton se mesazhet janë bërë, paradoksalisht, edhe më të shkurtër dhe përdoruesit e këtij rrjeti edhe më të sjellshëm, njoftoi sot rrjeti social.

Në anglisht ata shkruajnë mesatarisht 33 karaktere ose një më pak se përpara dyfishimit të gjatësisë maksimale.

Vetëm rreth një për qind e mesazheve arrijnë 280 karaktere, ndërsa 12% tejkalojnë 140 karakteret.

Twitter ka konstatuar gjithashtu se me 280 karaktere, përdoruesit thonë më tepër +please+(ju lutem) (+54%) dhe +thank you+ (“faleminderit”) (+22%)” dhe përdorin shumë më pak shkurtime.

”Këto tendenca vihen re në të gjitha gjuhët pas informimit për dyfishimin e gjatësisë së mesazheve vitin e kaluar”, saktësoi rrjeti social.

Në nëntor 2017, Twitter ndërmori një minirevolucion duke dalë jashtë kufirit të 140 karaktereve në gjuhët me karakter latin, një prag që pengonte përdoruesit në këto gjuhë, ndryshe nga gjuha japoneze, koreane apo kineze, gjuhë më kompakte./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.