Projekti, rikonceptim godinës së Muzeut Historik Kombëtar

Projekti, rikonceptim godinës së Muzeut Historik Kombëtar

Projekti, rikonceptim godinës së Muzeut Historik KombëtarPas teatrit, një tjetër monument kulture do t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se është ngritur grupi i punës për rikonceptimin e godinës së Muzeut Historik Kombëtar, i cili u hap 37 vjet më parë. Për të, kontribuan në atë kohë specialistët më të mirë të vendit nga fusha të ndryshme si: histori, gjuhësi, etnografi, arkitekturë e të tjerë.http://ata.gov.al/2018/10/31/projekti-rikonceptim-godines-se-muzeut-historik-kombetar/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – Pas Teatrit, një tjetër monument kulture do t’i nënshtrohet ndërhyrjes. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se është ngritur grupi i punës për rikonceptimin e godinës së Muzeut Historik Kombëtar, i cili u hap 37 vjet më parë. Për të kontribuan në atë kohë specialistët më të mirë të vendit nga fusha të ndryshme si: historia, gjuhësia, etnografia, arkitektura e të tjerë.

Projekti konsiston në një rikonstruksion fizik, për një ndërtesë tejet të amortizuar, të lodhur, që asnjëherë nuk është investuar në strukturë, të cilës sot i mungojnë të gjitha parametrat e kushteve të domosdoshme të një institucioni publik kulturor, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të fondeve dhe koleksioneve dhe modernizimit të jetesës se muzeut, hapjen e muzeut ndaj sheshit dhe demokracisë së ndërtesave duke ofruar shumë funksione dinamike

Ministria Kumbaro me anë të një videoje paraqet sesi do të ndryshojë tërësisht pjesa e hyrjes në Muze e cila do të jetë me xham, me ekrane digjitale dhe me bar kafe.

“Në 37-vjetorin e krijimit të Muzeut Historik Kombëtar, ku thuajse asnjëherë nuk është ndryshuar. Një koncept i ri është i domosdoshëm, një muze i hapur i duhet të sotmes, një hapësirë për edukim i duhet të ardhmes”, thotë Kumbaro.

Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme.

Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e ilirëve./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.