NJU-JORK – Google merr miratimin për makinat pa shofer

117

NJU-JORK, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Waymo, divizioni i makinave pa shofer i kompanisë Google, mori licencën e parë për të testuar makina pa shofer në rrugët e Kalifornisë, theksoi shtypi vendas.

Për momentin, 60 kompani lejohen të provojnë makina autonome në rrugë, por Waymo është e para kompani që e merr atë për të testuar makinat pa shoferin e sigurisë.

“Kalifornia ka punuar për vite me radhë dhe do të vazhdojë të ketë siguri publike në një linjë me zhvillimin e kësaj teknologjie”, tha numri një i Departamentit të Transportit në Kaliforni, Jean Shiomoto.

Licenca lejon mundësinë e kryerjes së testeve dhe makinat e para pa shofer do të rezervohen për punonjësit e Waymo-s./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.