Llogaridhënia për buxhetin, 20 km kanale kulluese u pastruan në Orikum

TIRANË, 31 tetor/ATSH/- Në Orikum dhe Dukat të Vlorës u organizua llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018, si dhe vazhdimi i buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.

Në këtë takim të organizuar nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, së bashku me përfaqësues të bashkisë Vlorë morën pjesë banorët e Orikumit dhe Dukatit, si dhe zonave përreth.

Në takim u diskutua rreth ecurisë së investimeve të kryera gjata vitit 2018, si dhe problematikave në këtë zonë.

U trajtuan disa nga investimet që janë duke u zbatuar në këtë zonë si, rikonstruksioni i shkollës “Balil Pelari”, ndërtimi i një sistemi të ri për furnizimin me ujë për fshatrat brenda njësisë administrative Orikum, përkatësisht Dukat, Tragjas, Jonufer dhe Radhimë, Kullimi dhe Ujitja ku janë pastruar rreth 20 km kanale dhe janë spostuar më shumë se 20 mijë metra kub inerte, ndriçimi etj.

Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kërkesa do të prioritizohen dhe do të merren parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.

Në këtë dëgjesë ishte i pranishëm edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, i cili foli edhe për projektin madhorë për ujësjellësin dhe kanalizimet për këtë zonë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.