Lezhë/ Aktivitet kundër trafikimit, u sensibilizuan mbi 500 të rinj

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ – Në muajin tetor, siç njihet ndryshe edhe si muaji kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Drejtoria Rajonale  e Shërbimit Social në Lezhë ka zhvilluar aktivitetin përmbyllës të kësaj fushate ndërgjegjësuese.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë në bashkëpunim me Prefekturën dhe aktorët socialë, realizuan dhe sensibilizuan mbi 500 të rinj, stafet e shkollave dhe prindër frekuentues të Qendrave.
Takimi përmbyllës u zhvilluan në bashkinë Kurbin, ku aktiviteti ishte i ndërthurur me monologë, drama dhe piktura të përgatitur nga vetë nxënësit e shkollave.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Lezhë, ka shprehur mirënjohjen për çdo person që i është bashkuar kësaj fushate ndërgjegjësuese.
“Të gjithë së bashku parandalojmë trafikimin e personave”, shkruan DRSH Lezhë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.