Kosovë-Shqipëri, marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e të drejtave të njeriut

TIRANË, 31 tetor /ATSH- I. Vata/ – Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit të Kosovës.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim avokatin e Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari dhe stafin e tij.

Në takim, komisioneri Gajda dhe Avokati i Popullit, Jashari diskutuan rreth bashkëpunimit të ngushtë të dy zyrave dhe për të implementuar këtë vizion të përbashkët nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila synon të forcojë kooperimin në fushat me interes të përbashkët dhe të promovojnë të Drejtat e Njeriut në të dy vendet.

Të dy palët ranë dakord për shkëmbimin e informacioneve, projektideve dhe përvojave më të mira për të promovuar barazinë, tolerancën dhe luftuar diskriminimin e shumëllojshëm.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.