ITALI – Vazhdon alarmi i kuq për shkak të motit të keq

VENECIA, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Pritet sërish mot i keq, pas atij katastrofik që përfshiu rajonin e Venetos të shtunën, të dielën dhe të hënën, ndonëse do të jetë më pak shkatërrues se sa ai që kaloi.

Qendra e Mbrojtjes Civile e ka zgjatur deri në orën 14 të ditës së premte më 2 nëntor alarmin e kuq për shkak të situatës kritike hidraulike në rrjetin dytësor dhe situatën kritike gjeologjike në zonat Alto Piave, Piave-Pedemontano dhe Alto Brenta-Bakiljone-Alpone ndërsa alarmin portokalli e ka lënë për të gjithë territorin e Venetos për rrjetin kryesor hidraulik.

Në veçanti, për datën 1 nëntor parashikohen reshje të rrëmbyera që pritet të jenë më intensive në mëngjes. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.