FUTBOLL – Dënohet me dy vite burg Jakuinta, kampion bote 2006 me Italinë

MILANO, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Ish-futbollisti italian Vinçenco Jakuinta, kampion bote në vitin 2006, u dënua të mërkurën me dy vite burg nga një gjykatë italiane, për krime të lidhura me mbajtje armësh në rrethana të rënduara mafioze.

Prokurori kishte kërkuar një dënim prej gjashtë vitesh burg për ish-sulmuesin e “Juventusit”, 38 vjeç dhe 40 ndeshje me kombëtaren, për armëmbajtje dhe lidhje me grupin mafioz Ndrangeta në veri të Italisë.

Nga ana tjetër, babai i tij Xhuzepe, një sipërmarrës i akuzuar për lidhje me Ndrangetan, u dënua me 19 vite burg. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.