ASHMDF, takime me prindër e fëmijë të njësisë nr. 9 mbi fenomenin e trafikimit njerëzor

TIRANË, 31 tetor/ – Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve zhvilloi sot një takim me fëmijë e prindër të që marrin shërbime pranë Qendrës Sociale Multidisiplinare, mbi rreziqet dhe format e trafikimit.

Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës nr. 9 në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës organizuan takimin duke vënë theksin tek rreziqet, format e trafikimit, si dhe emigrimin e paligjshëm. Qëllimi takimit ishte informimi dhe sensibilizimi i fëmijëve dhe prindërve mbi trafikimin, informimin mbi pasojat dhe format e trafikimit në kuadër të muajit antitrafik.

Prej gati një muaj, ASHMDF ka nisur takime intensive në të gjithë vendin për parandalimin e këtij fenomeni. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.