Alkool për të miturit, ndëshkime ekstreme për lokalet

Alkool për të miturit, ndëshkime ekstreme për lokalet

Alkool për të miturit, ndëshkime ekstreme për lokalet“Sot kemi ndërhyrë në ligjin për ndalimin dhe tregtimin e alkoolit dhe ndalimin e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç dhe në lokale gjatë orarit të mësimit. Ligji do shkojë në Parlament, masat do të jenë shumë të rënda duke e bërë të pamundur tregtimin e alkoolit për ata që janë nën 18 vjeç”, – u shpreh Rama.http://ata.gov.al/2018/10/31/alkool-per-te-miturit-ndeshkime-ekstreme-per-lokalet/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ – Për lokalet që do të tregtojnë alkool për të miturit nën moshën 18 vjeç si dhe gjatë orëve të mësimit, janë parashikuar ndëshkime ekstreme.

Kështu u shpreh Kryeministri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Kukës, ku ai theksoi se sanksionet do të jenë tejet të rënda.

“Sot kemi ndërhyrë në ligjin për ndalimin dhe tregtimin e alkoolit dhe ndalimin e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç dhe në lokale gjatë orarit të mësimit. Ligji do shkojë në Parlament, masat do të jenë shumë të rënda duke e bërë të pamundur tregtimin e alkoolit për ata që janë nën 18 vjeç dhe duke sanksionuar të gjitha lokalet që shkelin ligjin dhe do pranojnë të lejojnë të hyjnë vajza e djem nën moshën 18 vjeç dhe gjatë orëve të mësimit. Ndëshkimet do të jenë ekstreme”, – u shpreh Rama.

z.tosku//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.