WhatsApp vjen me risi të reja

95

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ – Pas një pritjeje të gjatë WhatsApp ka vendosur të bëjë atë që më së paku e prisnit: të shtojë stickerat. Kompania tha ditën e sotme se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim.

Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të WhatsApp.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.