SHBA – “Apple” paraqet një “MacBook Air” me alumin 100% të ricikluar

JU-JORK, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Kompania amerikane e informatikës, “Apple” paraqiti sot në Nju-Jork një model të ri të kompjuterit të tij të lehtë laptop “MacBook Air” të prodhuar me alumin 100% të ricikluar, si dhe një “Mac Mini” dhe “iPad Pro” të ri, me çmime të ngritura në raport me modelet paraardhëse.

10 vite pas shfaqjes së “MacBook Air” të parë nga ish-drejtori i përgjithshëm Steve Jobs, që vdiq në 2011, pasuesi i tij Tim Cook prezantoi versionin e fundit të këtij laptopi, që është vetëm 1,56 cm i trashë, kundrejt 1,94 që ishte versioni origjinal.

“Ky model është prodhuar me alumin 100% të ricikluar, si dhe me plastikë 35% të ricikluar dhe një ndotje karbonike të përgjysmuar”, njofton “Apple”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.