Nga janari 2019, emërimet e mësuesve vetëm online

Nga janari 2019, emërimet e mësuesve vetëm online

Nga janari 2019, emërimet e mësuesve vetëm onlineDuke filluar nga janari i 2019 do të nisë edhe riorganizimi i arsimit në nivel drejtorie, ku emërimet dhe vendet vakante të mësuesve do të kryhen online. Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi sot nga Hasi gjatë bashkëqeverisjes me qytetarët se “nga janari procedura e emërimit të mësuesve për vendet e lira do të bëhet online dhe jo më nga Zyrat Arsimore”.http://ata.gov.al/2018/10/30/nga-janari-2019-emerimet-e-mesuesve-vetem-online/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 30 Tetor 2018

TIRANË, 30 tetor/ATSH/-Duke filluar nga janari i 2019 do të nisë edhe riorganizimi i arsimit në nivel drejtorie, ku emërimet dhe vendet vakante të mësuesve do të kryhen online.

Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi sot nga Hasi gjatë bashkëqeverisjes me qytetarët se “nga janari procedura e emërimit të mësuesve për vendet e lira do të bëhet online dhe jo më nga Zyrat Arsimore”.

“Ne jemi duke përfunduar përgatitje,  më saktë po kalojmë në një fazë tjetër të rrjetit të drejtorive dhe zyrave arsimore dhe një një fazë tjetër e gjithë procedura e emërimeve të vakancave të mësuesve do të jetë elektronike. Nuk do të ketë më vakanca dhe emërime me letra, por do të bëhen përmes kompjuterit. Kompjuteri nuk do të shohë kë ke mik apo kushuri  dhe pikët  e fituara në testimit kombëtar, në bazë të pikëve dhe meritës do bëhet vlerësimi. Kjo do të ndodhi duke filluar nga janari kur fillon riorganizimi i arsimit në nivel drejtorie”, -u shpreh Rama.

z,tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.