Moti i keq, OSHEE vijon punën për riparimin e defektit në zonën Patos-Ballsh

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Moti i keq i shoqëruar me shkarkesa atmosferike ka shkaktuar mjaft probleme në rrjetin e energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të një defekti në zonën Patos-Ballsh. Si pasoj e këtij defekti pa energji elektrike ka mbetur qyteti i Ballshit dhe disa fshatra përreth.

Pavarësisht motit të keq, brigadat e OSHEE janë duke punuar për riparimin e linjës. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.