KPA cakton trupën gjykuese për ankimimin e Elsion Sadikut

TIRANË, 30 tetor /ATSH- I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit cakton me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e subjektit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku i cili ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Elsion Sadiku.

Sot, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë: Kryesues: Ardian Hajdari. Relatore: Ina Rama. Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra më 27 korrik, prokurori në Prokurorinë e Gjykatës së Korçës, pasi sipas kësaj trupe, ka pasaktësi në deklarimin e disa blerjeve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.