“Juventus” tremb “Bayern”, hidhet në sulm për kolumbianin

64

TIRANË, 30 tetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Bardhezinjtë kanë nisur sulmin për të siguruar fantazistin e “Bajern Mynihut”, James Rodroguez. Futbollisti  kolumbian, sipas medieve italiane është përzgjedhur nga tekniku i “Juventusit”, Massimiliano Allegri, si zëvendësuesi ideal i Miralem Pjaniç, nëse ky i fundit largohet sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane, deklarojnë se, ”Juventusi” do të përdorë në këtë operacion marrëdhëniet e mira me agjentin e Ronaldos, Mendes i cili është edhe agjenti i Rodriguez. Ky i fundit vijon të jetë një lojtar i “Real Madrid”, pasi te “Bayern” është në formë huazimi, edhe pse gjermanët kanë ambicien për ta blerë përfundimisht. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.