“Juventus” kërkon të fitojë 10 kampionate radhazi në Itali

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – “Juventus” kërkon të fitojë 10 tituj kampion radhazi.

Presidenti i kampionëve të Italisë, Andrea Anjeli gjatë një bisede me Hose Murionjon pas ndeshjes mes “Manchesterit” dhe “Juventusit” i ka rrëfyer portugezit se kërkon të fitoje 10 kampionate rresht në Itali. Kujtojmë që “Juventusi” ka fituar deri tani, 7 kampionate rresht.

“Tuttosport” ka zbardhur bisedën mes të dyve dhe, sipas së përditshmes, portugezi ka provokuar presidentin bardhezi me humor duke i thënë: “Që kur ika nga ‘Interi’ ke fituar shtatë tituj radhazi e më sa po shoh do të fitosh edhe të tetin”, teksa nuk ka munguar replika e numrit 1 të “Juves” që është kundërpërgjigjur:

“Po, por nuk më mjaftojnë, dua dhjetë njëri pas tjetrit”. Përgjigjja e ka mahnitur Murinjon, i cili në konferencën për shtyp ka vlerësuar Anjelin, duke shtuar se: “’Juventusi’ ka fituar shtatë tituj, por nuk ka të ngopur. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.