GJERMANI – Berlini krijon një fond prej një miliardë eurosh për të mbështetur investimet në Afrikë

BERLIN, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Angela Merkel njoftoi sot krijimin e një fondi prej një miliard eurosh për të mbështetur investimet e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) europiane në Afrikë, në një çast që Gjermania përpiqet të reduktojë fluksin e emigrantëve të këtij kontinenti drejt Europës.

“Bashkërisht, ne duam të dërgojmë sot një sinjal të qartë: vullnetin për të patur një fqinjësi të mirë dhe me përfitim mes Afrikës dhe Europës”, deklaroi kancelarja gjatë një samiti në Berlin mbi investimet private në Afrikë, të quajtur “Compact with Africa”.

Në praktikë, ky fond i ri do të shërbejë që të japë hua dhe fonde direkte për NVM-të europiane dhe gjermane që dëshirojnë të investojnë në Afrikë si dhe fonde për NVM-të afrikane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.