FRANKFURT – Çaktivizohet një bombë e LIIB

37

FRANKFURT, 30 tetor /ATSH-DPA/- Një bombë ajrore e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, u zbulua në qendrën financiare gjermane, Frankfurt, bën të ditur shtypi vendas.

Rreth 16 000 persona duhej të çoheshin në një vend të sigurt gjatë operacionit të asgjësimit të bombës në krahinën e Gallus.

Janë mare masat e sigurisë rreth bombës, të zbuluar në Viale Europa Allee.

‘’Një qendër mbështetëse u krijua në pavijonet pranë ku u trajtuan 2 000 persona duke përfshirë shumë fëmijë’’, theksoi policia.

”Fillimi i transferimit u vonua për rreth një orë e gjysmë, sepse ndër të tjera, shumë njerëz të moshuar u detyruan të evakuoheshin nga ndihmat e shpejta’’, tha një zëdhënës i policisë.

”Trafiku hekurudhor lokal u ndërpre gjatë operacionit, por u kthye në funksion menjëherë pas nxjerrjes jashtë përdorimit të bombës’’, theksoi një zëdhënës i operatorit hekurudhor Deutsche Bahn./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.