FRANCË – 200 000 shtëpi pa energji elektrike nga moti i keq

PARIS, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Sot në mëngjes banorët e rreth 200 000 shtëpive janë zgjuar pa energji elektrike, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut që përfshinë zona të shumta, njoftoi ENEDIS, kompania menaxhuese e rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike.

”Rajonet kryesore të prekura janë Auvergne RhOne Alpes, Loire Valley Center, Centre Limousin’’, saktësoi ENEDIS në një komunikatë të shkurtër për shtypin.

Kompania njoftoi se ekipet tona janë të mobilizuara në terren për të sjellë energjinë elektrike sa më shpejt.

”Situata është shumë e paqëndrueshme, disa zona ende nuk janë të aksesueshme për ekipet tona”, sqaroi për median një zëdhënëse e kompanisë./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.