TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Komedia “Zoti i masakrës”, e cilësuar si një prej komedive më të mira të 10 viteve të fundit, pas suksesit në teatrin Eksperimental në Tiranë dhe në skenën e teatrit Aleksandër Moisiu për publikun artdashës durrsak këtë herë vjen për publikun korçar në teatrin ”Andon Zako Çajupi”.
Fitues i tre çmimeve “Tony” me autore Yasmina Reza, kjo komedi vjen nën regjinë e Kiço Londos dhe me interpretimin e aktorëve Erand Sojli, Alert, Celoaliaj, Ermira Gjata e Ermira Hysaj.
Kjo është një vepër shumë njerëzore, ku ngjarjet zhvillohen brenda një kohe shumë të shkurtër.
Në qendër të kësaj vepre qëndron konflikti: Shfaqja hapet me dy çifte, të cilët takohen vazhdimisht për të rregulluar pasojet e një episodi të dhunshëm që plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre.
Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje e për të ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës, gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.
Një prej temave më të preferuara të autores Reza është pikërisht hipokrizia borgjeze, të cilën ajo e ka shpalosur hapur në “Zoti i Masakrës” dhe kjo do vij dhe për artdashësit korçar më datat 5 dhe 6 nëntor ora 19:00 në teatrin ”Andon Zako Çajupi”./a.a/j.p/