FOTO – Ngjyrat e vjeshtës mbizotërojnë në Korçë

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ – Parku i Korçës, i shndërruar në një park model me standarde europiane, është pushtuar këto ditë nga ngjyrat e vjeshtës.

Me rehabilitimin e këtij parku, katër vjet më parë bashkia e Korçës e ka shndërruar këtë pjesë të gjelbër të qytetit, në një hapësirë në funksion të qytetarëve.

Parku “Rinia” në Korçë, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë. Është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës në veriperëndim të qytetit dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Në fundjavë ai është edhe më i populluar nga shëtitjet e familjarëve, turistëve dhe aktivitetet sportive të të rinjve. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.