FOTO/ Kthim në identitet për banesën e Sandri Qipros në Pogradec

TIRANË,30 tetor /ATSH/ – Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture”, të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese.

Banesa e Sandri Qipros, monument kulture i kategorisë së parë, ndodhet në lagjen e Burimave, në qytetin e Pogradecit dhe është një nga banesat më të vjetra që trashëgohet në këtë qytet.

Ka filluar ndërhyrja nga ekipi i DRKK Korçë, si fillim në konsolidimin dhe plotësimin e murit verior. Projekti parashikon restaurimin e fasadave, ribërja e suvasë, konsolidimi i suvasë ekzistuese.

Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.