FOTO – Dimër me ngjyra, “shi” i dendur nuancash në veshjet tuaja

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ – Nga ngjyrat e pasionit të nuancave të oqeanit, deri tek tonalitetet e ngjyrave të natyrës. Vjeshtë-dimër 2018 do të jetë një përzierje ngjyrash. Gati për t’i veshur?

Moti i modës për dimër-vjeshtë 2018 flet qartë. Parashikohet një dimër i freskët dhe me ngjyra, me shira të fortë të nuancave intensive dhe delikate, të gjalla dhe të ndritshme, të dukshme dhe me vitamina në të gjitha veshjet e sezonit, nga fustanet e mbrëmjes tek veshjet e ditës, duke kaluar tek aksesorët e tendencës së llojeve të ndryshme.

Ka shumë nuanca që mund të vishni në muajt e vjeshtës dhe dimrit dhe të gatshme për të ndriçuar edhe ditët gri të sezonit të ftohtë me gjallëri dhe gëzim.

Ngjyra si e kuqja, portokallia dhe vishnja. Dhe pastaj një valë e madhe blu dhe e kaltër, nga të gjitha nuancat e oqeanit më të thellë, deri tek qielli më i qetë.

Nuk do të mungojë e bardha si bora, që do të shoqërohet nga rrezet e ngrohta si e verdha, limoni dhe okra, vërtetë të shkëlqyera.

Po ashtu priten goditje të forta ngjyrash si në hije pasteli nga bezha tek mentja, si dhe nuancat metalike ngjyrë argjendi, ari, bronzi dhe jo vetëm – që duket se kanë arritur direkt nga hapësira.

Shfletoni galerinë, zbuloni me ne të gjitha parashikimet e stinës së ftohtë dhe qëndroni të gatshëm për të shfaqur ylberin në garderobën tuaj! /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.