Basha: Dekriminalizimi i zgjedhjeve, detyrë e opozitës

TIRANË, 30 tetor /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se në vend të shtabeve elektorale, rilindja ka krijuar shtabe kriminale, me qëllim sigurimin e votave nëpërmjet blerjes.

Basha thekson se dekriminalizimi i zgjedhjeve është detyrë e opozitës.

“Ngjarjet e muajve të fundit dëshmojnë një të vërtetë të thjeshtë. Nuk është as rastësore as e pjesshme, po ka kapur kupolën e rilindjes për rekrutimin me elementë kriminalë për të manipuluar zgjedhjet dhe për të marrë dhe mbajtur pushtetin”, – theksoi Basha.

Me fjalë të tjera, tha Basha, se “qeveria e ka nënkontraktuar fushatën elektorale te krimi, proces i cili ka nisur një vit para zgjedhjeve 2017. Në vend të shtabeve elektorale të partive politikë, rilindja ka krijuar shtabe kriminale me qëllim sigurimin e votave nëpërmjet blerjes dhe kërcënimit të votës”.

Gjithashtu, Basha tha se opozita vjen me bilancin e 350 zyrtarëve të larguar si shkak i ligjit të dekriminalizimit të propozuar nga opozita dhe kjo është detyra e opozitës në kuadër të dekriminalizimit të zgjedhjeve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.