Tregtia e mallrave, kryeson transporti detar me 54%

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Në nëntëmujorin e vitit 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 698 miliardë lekë dhe 54,0 % e tyre u transportua me det.

Sipas INSTAT, vetëm në muajin shtator 2018, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 77 miliardë lekë dhe 54,8 % e tyre u transportua me det.

Në nëntëmujorin 2018, mallrat e eksportuara me det zënë 58,6 %, me rrugë 35,8 % dhe me ajër 0,6 %.

Ndërsa sa i takon importit, në nëntëmujorin 2018, mallrat e importuara me det zënë 51,7 %, me rrugë 43,4 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me rrugë në nëntëmujorin 2018, janë rritur me 1,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.