TOKIO – Japonia lëshon një satelit për vëzhgimin e gazrave me efekt serrë

TOKIO, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Japonia lëshoi sot një satelit të ri për të grumbulluar informacione mbi gazrat me efekt serrë rreth Tokës, përqëndrimi i lartë i të cilit konsiderohet si përgjegjës i ngrohjes klimatike.

Raketa japoneze H-2A, prodhuara nga grupi industrial “Mitsubishi Heavy Industries” (MHI), u ngrit në orën 13:08 me orën lokale (04:08 GMT) nga baza Tanegashima.

“Lëshimi u zhvillua sipas planit”, njoftoi JAXA (Agjencia Aerohapësinore Japoneze), pas vendosjes në orbitën rreth Tokës të këtij sateliti.

Kjo aparaturë, që quhet Ibuki 2 (“frymë” në japonisht), është i pajisur me elemente speciale për të vëzhguar praninë e gazeve me efekt serrë dhe impaktin e tyre mbi planetin tonë. /G.S/ A.JOR.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.