STOKHOLM – Ndotja e ajrit faktor kyç për mjedisin në Europë

120

STOKHOLM, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Pavarësisht përparimeve, Bashkimi Europian duhet të rritë përpjekjet e tyre për të përmirësuar cilësinë e mjedisit, theksoi monitoruesi i unionit për mjedisin.

‘’ Ndotja e ajrit ka qenë shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 vende të Europës duke përfshirë edhe 28 shtetet anëtare të BE-së’’, tha Agjencia Europiane e Mjedisit në Kopenhagë (EEA).

‘’Vlerësohet se 422 000 vdekje të parakohshme kanë ndodhur në vitin 2015, të cilat ishin të lidhura me ndotjen e grimcave në 41 shtete’’, bën të ditur raporti.

”Ndotja e grimcave, ozoni troposferik dhe dyoksidi i azotit shkaktojnë ose përkeqësojnë problemet e frymëmarrjes, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe çojnë në jetën e reduktuar”, sipas raportit.

Ndotja e grimcave është një përzierje e grimcave të vogla dhe pikat e lëngëta që përbëjnë përbërës të ndryshëm duke përfshirë acide, metale, grimca të tokës ose pluhur.

Transporti rrugor, bujqësia, prodhimi i energjisë si dhe industria kanë qenë burimet kryesore të ndotjes së ajrit.

“Në kushtet e ndotjes së ajrit, emisionet nga transporti rrugor janë më të dëmshme sesa nga burime të tjera, pasi këto ndodhen në nivelin e tokës, sidomos në qytete, në afërsi të njerëzve”, tha Hans Bruyninckx, shef i EEA.

‘’Politikat më të mira për cilësinë e ajrit dhe standardet më të rrepta për emetimet e automjeteve dhe prodhimin e energjisë kanë ndihmuar në reduktimin e vdekshmërisë së parakohshme që nga vitet 1990’’, tha agjencia./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.