Sot supersfida “Partizani”-“Skënderbeu”, “ujqërit” kërkojnë kreun

TIRANË, 29 tetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Superliga shqiptare e futbollit do të mbyll javën e 10-të mbrëmjen e të hënës me supersfidën, “Partizani”-“Skënderbeu”. Një sfidë e cila pritet të dhurojë spektakël, pasi janë dy prej skuadrave më të mira dhe pretendente këtë sezon për titull. Të kuqtë e vendit të parë kërkojnë të ruajnë pozicion e tyre, teksa “Ujqërit e Dëborës”, mbizotërues në sezonet e fundit të Superiores, kërkojnë të rimarrin vendin e parë në klasifikim.

“Partizani” i Skënder Gegës karakterizohet nga forca e grupit, besimi te të rinjtë. Treshja, Bardhi, Asani dhe Mala, që merren vesh shumë mirë me njëri-tjetrin, dinë të shërbejnë dhe ndryshojnë shpesh pozicionet, duke çoroditur kundërshtarët dhe duke dhuruar sodisfaksion tek tifozët e kuq. Përballë “Skënderbeu”, një skuadër që është mësuar të fitojë dhe kërkon të vijoj në këtë rrugë. “Partizani” dhe “Skënderbeu” në një akt të rëndësishëm në procesin e e vendosjes së hierarkive në futbollin shqiptar. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.