Rruga “Xhavit Shyqyri Demneri”, me linjë të re ujësjellësi

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ka zëvendësuar rrjetin e ujit të pijshëm në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri”, duke shtuar sasinë dhe përmirësuar cilësinë për banorët e kësaj zone.

UKT bën me dije se, punimet janë kryer në një kohë të shkurtër duke mos penguar trafikun, si dhe duke zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për banorët e kësaj zone.

UKT është duke ndërmarrë një sërë investimesh në disa zona të kryeqytetit për përmirësimin e ujit të pijshëm, duke kthyer në gjendjen e mëparshme ambientet e punimeve.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.