Policia e Tiranës vazhdon fushatën në shkolla, për të mbajtur larg të rinjtë nga droga

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – Policia e Tiranës prej disa ditësh ka nisur një fushatë sensibilizuese në shkollat e kryeqytetit për të ndërgjegjësuar të rinjtë që të qëndrojnë sa më larg përdorimit të substancave narkotike.

Këtë të hënë drejtues të policisë dhe efektivë të kryeqytetit u ndalën në shkollën 9-vjeçare “Kosova”, “Mustafa Greblleshi”, “Azem Hajdari” dhe në shkollat e mesme “Sandër Prosi”, “Asim Vokshi” dhe “Sulejman Elezi”.

Në fund të njoftimit të policisë vendore të Tiranës theksohej se kjo nismë ka për qëllim të kontribuojë për një mjedis sa më të sigurt për fëmijët.

“Thuaj JO përdorimit të drogës dhe substancave të tjera të rrezikshme”! – është apeli i policisë për nxënësit.

/o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.