Parandalimi i përmbytjeve, pastrohen 1800 metra kanale kulluese në Shkodër

TIRANË, 29 tetor/ATSH/- Bashkia e Shkodrës vazhdon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në gjithë territorin e saj.

Sipas planit të veprimit, aktualisht po punohet në Njësinë Administrative Bërdicë.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “konkretisht, në fshatin Trush ka përfunduar pastrimi i dy kanaleve të treta kulluese KK 39 me gjatësi 900 metra dhe KK 40 me të njëjtën gjatësi”.

Aktualisht, thekson bashkia, po punohet edhe në fshatin Bërdicë, në kanalin kullues KK 33, me një gjatësi 2800 metra.

Këto kanale kulluese ndikojnë direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.