OTAWA  – Një kanadeze ribashkohet me të birin 31 vite pas rrëmbimit të tij

OTAWA, 29 tetor /ATH-AFP/ – Një kanadeze u ribashkua me të birin pas 31 vitesh ndarje. Djali u rrëmbye nga i ati, i cili më pas u arratis në SHBA duke i përdorur një emër tjetër, njoftoi sot policia e Torontos.

Tashmë në moshën 33 vjeç, Jermaine Mann u takua për herë të parë me nënën Lyneth Mann-Lewis vetëm javën e kaluar, ndërsa policia amerikane arrestoi të atin.

Lyneth Mann-Lewis shpërtheu në lot ndërsa tregonte historinë e saj në një konferencë për shtyp për dhimbjen që kishte kaluar gjatë tre dekadave të fundit duke kërkuar djalin.

Kam përjetuar ditë shumë, shumë të vështira. Është vërtetë një lumturi e papërshkrueshme që sot e gjej veten këtu për të treguar se trishtimi dhe ankthi im i vazhdueshëm morën fund./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.