Ndalesë mes historisë e peizazhit, hapet Muzeu i Kastriotëve në Dibër

Ndalesë mes historisë e peizazhit, hapet muzeu i Kastriotëve në Dibër

Ndalesë mes historisë e peizazhit, hapet muzeu i Kastriotëve në Dibërhttps://ata.gov.al/2018/10/29/ndalese-mes-historise-e-peizazhit-hapet-muzeu-i-kastrioteve-ne-diber/Muzeu i Kastriotëve, itinerari më i ri turistik, mirëpret të gjithë vizitorët pasi përfundoi restaurimi që të rikthehen sërish në Sinë. Janë vizitorët që do mbajnë hapur dyert e muzeut më të ri në rrethin e Dibrës, për të mësuar më shumë rreth historisë.“Më pak se 1 vit më parë, në Peshkopi, premtuam se muzeun e vogël por shumë domethënës të Sinës, në trojet e Kastriotëve, do e restauronim nën shenjën e Vitit të Skënderbeut, por edhe si një ftesë për vizituar ato krahina ku stinët janë befasuese në bukurinë e natyrës. Sot premtimi është i realizuar dhe muzeu ka hapur dyert për nxënësit, dibranët dhe turistët si një ndalesë mes historisë dhe peizazhit”, thotë Kumbaro.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 29 Tetor 2018

TIRANË,29 tetor /ATSH/ – Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” u bë i mundur restaurimi i Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë II, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

Muzeu i Kastriotëve, itinerari më i ri turistik, mirëpret të gjithë vizitorët pasi përfundoi restaurimi që të rikthehen sërish në Sinë. Janë vizitorët që do mbajnë hapur dyert e muzeut më të ri në rrethin e Dibrës, për të mësuar më shumë rreth historisë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thotë për këtë monument tashmë të rikthyer në identitet, se ai u restaurua për herë të parë pas 27 vjetësh. “Më pak se 1 vit më parë, në Peshkopi, premtuam se muzeun e vogël por shumë domethënës të Sinës, në trojet e Kastriotëve, do e restauronim nën shenjën e Vitit të Skënderbeut, por edhe si një ftesë për vizituar ato krahina ku stinët janë befasuese në bukurinë e natyrës. Sot premtimi është i realizuar dhe muzeu ka hapur dyert për nxënësit, dibranët dhe turistët si një ndalesë mes historisë dhe peizazhit”, thotë Kumbaro.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe mjediset e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsiston dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras, bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.