FOTO/ Fundet me pala, modelet perfekte për garderobën e vjeshtës

TIRANË, 29 tetor/ATSH/- Kur bëhet fjalë për veshjet më të bukura të garderobës nuk mund të lemë pa përmendur fundet me pala!

Po, sepse në mesin e cilësive të tyre të panumërta, është pikërisht shkathtësia që na intereson më shumë dhe i bën ato aq të veçantë për sytë tanë.
Kur, për shembull, jemi shumë të pavendosura përpara pasqyrës, mjafton të veshim një fund me pala dhe të ndihemi në moment më të sigurta dhe më shik.

Me kombinimet e duhura, ato bëhen veshja e ditëve të gjata ose edhe për raste të ndryshme.

Ndoshta të kombinuara me atlete ose pulovra maxi në kohën e lirë, ose me këmisha dhe bluza në zyrë. Dhe pastaj në mbrëmje me një bluzë elegante dhe taka të larta.

Jeni gati të zbuloni modelet me pala më të kërkuara të vjeshtës 2018? Ja ku janë! /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.