Eficienca energjetike, paradë me fenerë në Rrugën e Ambasadave

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – “Kur bie mbrëmja” është një paradë me laterna (fenerë) që do të zhvillohet për inaugurimin në Rrugën e Ambasadave të ndriçimit, sipas parimit të eficiencës energjetike.

Me ndihmën e Qeverisë Federale të Gjermanisë, bashkia e Tiranës ka instaluar në Rrugën e Ambasadave ndriçues sipas parimit të eficiencës energjetike si dhe kanë vendosur një panel diellor për të prodhuar energji të gjelbër.

Ky projekt pilot ka si qëllim reduktimin e konsumit të energjisë dhe të mbetjeve CO2. Projekti është një komponent i bashkëpunimit gjithëpërfshirës gjermano-shqiptar për të rritur eficiencën e energjisë në Shqipëri.

Projekti do t’i prezantohet publikut të mërkurën, në datën 14 nëntor. Me këtë rast ka edhe një paradë me laterna, e cila do të fillojë në orën 17:30 te “Rruga e Durrësit” / sheshi “Adem Jashari” dhe më pas do të kalojë përgjatë Rrugës së Ambasadave.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë fton tek Rruga e Ambasadave, fëmijët dhe familjen dhe mbi të gjitha me laternat e punuara nga ata vetë. Sipas traditës gjermane të paradës me laterna, do të ecet në rrugë duke kënduar me një laternë në dorë.

Pas prezantimit të shkurtër të projektit, ambasadorja Suzanne Schütz, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj do të inaugurojnë ndriçimin e ri. Më pas fëmijët janë të ftuar të marrin pjesë në një kuic mbi temën e eficiencës së energjisë, ndërsa për prindërit do të ketë një ponç vjeshtor.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.