BRUKSEL – BE: Më shumë kohë për ndërrimin e orës

BRUKSEL, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian nuk ka gjasa të jetë në gjendje të heqë ndryshimin e orus dy herë në vit, vitin e ardhshëm, sepse ka nevojë për më shumë kohë për të zgjidhur disa rezerva të brendshme, tha ministri austriak i Transporteve, Norbert Hofer.

Shtetet anëtare të BE dhe Parlamenti Europian duhet të miratojnë dhe aprovojnë këtë reformë përfundimtare.

Shtetet anëtare pastaj do të vendosin nëse duan të konvertohen në kohën e kursimeve të ditës ose kohën standarde gjatë gjithë vitit.

Komisionerja e BE për Trasportet, Violeta Bulc, ministrat si dhe disa zyrtarë të tjerë  thonë se është e  nevojshme për një afat më të gjatë kohor për të vendosur.

“Është e nevojshme të gjejmë një kompromis”, u tha Hofer gazetarëve.

”Dy ose tre vende nuk duan të fusin ndryshime në 2019 për shkak të përgatitjeve teknike në trafikun ajror dhe në fusha të tjera që mund të zgjasin 18 muaj”, theksoi ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.