Agroturizmi, model për turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri

Agroturizmi, model për turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri

Agroturizmi, model për turizëm të qëndrueshëm në Shqipërihttps://ata.gov.al/2018/10/29/agroturizmi-model-per-turizem-te-qendrueshem-ne-shqiperi/Ballkani Perëndimor kohët e fundit ka filluar të tërheqë vëmendjen e turistëve dhe Shqipëria si pjesë e këtij rajonit, nuk mbetet pas, pasi “National Geographic” e ka për fshirë vendin tonë në serinë e dokumentarit të radhës, “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”.“ Pra jemi këtu që të marrim disa nga fermerët lokal dhe të bëjmë agroturizëm. Çfarë ne duam të bëjmë është që t’u tregojmë atyre se ka vërtetë vlerë në stilin e jetës që bëjnë këtu, është një vend i bukur, ushqimi është organik, njerëzit janë të dashur dhe joshës dhe kjo është një mundësi e mirë për Shqipërinë”, thekson eksperti i USAID për “National Geographic”.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 29 Tetor 2018

TIRANE, 29 tetor/ATSH/- Ballkani Perëndimor kohët e fundit ka filluar të tërheqë vëmendjen e turistëve dhe Shqipëria si pjesë e këtij rajonit, nuk mbetet pas, pasi “National Geographic” e ka për fshirë vendin tonë në serinë e dokumentarit të radhës, “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”.

Megjithatë rritja gjigante e turizmit ka dalë aq shumë jashtë kontrollit në disa zona, saqë kanë krijuar një term të ri: mbiturizëm, dhe shumë ekspertë të organizatave ndërkombëtare për zhvillim po përpiqen që të ndihmojnë banorët e zonës të zhvillojnë agroturizmin, si një alternativë ndaj korporatave të huaja shumëkombëshe.

Jack Delf, si drejtor i një prej kompanive të para të udhëtimit me aventurë në rajon, bashkëpunon si këshilltar për turizmin e qëndrueshëm me USAID, me Shoqatën Tregtare të Udhëtimit me Aventurë, me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe të tjera, për të ndihmuar që të mbrohen destinacionet që po përballen me sfidat e turizmit të qëndrueshëm dhe të konkurrencës së turizmi masiv.

Ai ka ardhur edhe në Shqipëri që të mësojë banorët e zonës se si të zhvillojnë agroturizmin.

“Pra jemi këtu që të marrim disa nga fermerët lokalë dhe të bëjmë agroturizëm. Ajo që ne duam të bëjmë është që t’u tregojmë atyre se ka vërtetë vlerë stili i jetës që bëjnë këtu, është një vend i bukur, ushqimi është organik, njerëzit janë të dashur dhe joshës dhe kjo është një mundësi e mirë për Shqipërinë”, thekson Delf për “National Geographic”.

“Në aspekt afatgjatë, investitorët e mëdhenj nuk mund të vinin dhe të blenin këtu për arsye të ndryshme. Por tani ka interes, sytë e tyre janë kthyer nga Ballkani dhe po shohin. Ata vijnë në këto vende të bukura dhe në vend që ta shohin me syrin që e shohim ne dhe të thonë ky është një vend i mrekullueshëm dëshiroj që të qëndrojë kështu përherë. Ata shohin peizazhin dhe mendojnë, këtu mund të derdh beton ose mund të ndërtoj apartamente. Por nëse unë vij këtu dhe pres pemët, me shumë mundësi do të bëjë X milionë përfitime. Dhe pikërisht këta njerëz janë duke parë seriozisht nga Ballkani, sepse është shumë i veçantë. Ajo që duhet të bëjmë ne, është që t’i japim një të ardhme alternative, ku ata marrin banorët e zonës dhe krijojnë eksperienca turistike në një mënyrë që mbron dhe ruan stilin e tyre të jetesës, fshatrat ku jetojnë dhe natyrën përreth”, shprehet Delf.

“Ky është gjeoturizmi klasik. Është turizëm ku përfitojnë banorët e zonës dhe njëkohësisht mbron dhe i jep vlerë kulturës lokale dhe natyrës”, tha ai lidhur me zhvillimin e agroturizmit në Shqipëri. /g.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.