VV: Ata që premtuan liberalizim e vizave, të japin dorëheqjen

PRISHTINE, 28 tetor/ATSH/-Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Europë, ku siç duket qytetarët e saj edhe në vitin 2018, nuk do të mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve në Europë”, deklaruan sot deputetë të Vetëvendosjes.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli kërkoi nga të gjithë ata që kanë premtuar liberalizim e vizave të japin përgjegjësi, e madje edhe dorëheqje.

Ndërsa, deputetja Albulena Haxhiu tha se kohët e fundit ka ndryshuar gjuha e ekzekutivit në raport me liberalizimin e vizave. Ajo i ka quajtur skandaloze deklaratat e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që BE është albanofobe./kosovapress/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.