VIDIO/ Nivica tërheq vëmendjen e Madridit dhe “National Geographic”

VIDIO/ Nivica tërheq vëmendjen e Madridit dhe “National Geographic”

VIDIO/ Nivica tërheq vëmendjen e Madridit dhe “National Geographic”https://ata.gov.al/2018/10/28/vidio-nivica-terheq-vemendjen-e-madridit-dhe-national-geographic/Një video promovuese për aktivitetin kulturor dhe turistik në Nivicë u publikua edhe nga Departamenti i Artit në Universitetin e Madritit, i cili vë në pah potencialet e kësaj zone. Nivica po prezantohet edhe në mediet botërore si një vend historik dhe destinacion i mirfilltë turistik.Projekti “Nivica” është përzgjedhur nga “National Geographic Explorer” në serinë e radhës “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, si një model për t’u mbështetur dhe promovuar.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 28 Tetor 2018

TIRANË, 28 Tetor / ATSH / – Në muajin shtator, sheshi i fshatit Nivicë u kthye në një skenë të improvizuar teatrale ku artistë të ardhur nga disa vende si Italia, Rumania, Spanja etj, performuan artin e tyre në këtë skenë në prani të shumë vizitorëve e turistëve të huaj të ardhur në malet e jugut, Nivicë.

Aktiviteti u mirëprit dhe u përshëndet nga të pranishmit dhe rreth tij u bënë dhe filmime amatore e profesionale.

Një video promovuese për aktivitetin kulturor dhe turistik në Nivicë u  publikua edhe nga Departamenti i Artit në Universitetin e Madritit, i cili vë në pah potencialet e kësaj zone.

“Shpresojmë që Nivica do të kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore në Jugun e Shqipërisë”, thotë Auron Tare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Nivica po prezantohet edhe në mediet botërore si një vend historik dhe destinacion i mirfilltë turistik.

Më herët Projekti Nivica, u dokumentua nga National Geographic Explorer, ekipi i të cilit ka zgjedhur si pjesë të dokumentareve edhe Shqipërinë.

Projekti “Nivica” është përzgjedhur nga “National Geographic Explorer” në serinë e radhës “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, si një model për t’u mbështetur dhe promovuar.

Së fundmi, Tare së bashku me kryetarin e Bashkisë së Përmetit, Termet Peci kanë prezantuar edhe Planin mbi Menaxhimin e Nivicës, një dokument ky themelor për të ardhmen e zonës.

“Një vizion i rëndësishëm për zhvillimin e zonës së Kurveleshit dhe një horizont për 10 vitet e ardhshme në krijimin e një modeli turistik bazuar në resurset  vendase”, thekson Tare duke shtuar se “jemi krenarë që tashmë kjo zonë ka një Plan Manaxhimi profesional”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.