OSHEE: Ndërprerje të energjisë me 29-30 tetor, shkak remonti në Kombinat

112

TIRANË, 28 tetor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se me 29-30 Tetor, në intervalin kohor 09:00-13:00, do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethinave të kryeqytetit.

OSHEE bën të ditur se “për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 29-30 Tetor, në intervalin kohor 09:00-13:00, do të kryhet remont në nënstacionin e Tec Kombinat”.

Pa energji, shton OSHEE do të jenë, me 29 tetor: Kombinat, Spitali, Zjarrfikësja. Ndërsa me 30 tetor: Subjektet private Freewing, Eurotrade, Kasalle, Vishaj, Damjan, Prush, Parafabrikatet”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.