Liqeni i Seferanit, destinacioni i fundjavës mes argëtimit dhe aktiviteteve sportive

Liqeni i Seferanit, destinacioni i fundjavës mes argëtimit dhe aktiviteteve sportive

Liqeni i Seferanit, destinacioni i fundjavës mes argëtimit dhe aktiviteteve sportivehttps://ata.gov.al/2018/10/27/liqeni-i-seferanit-destinacioni-i-fundjaves-mes-argetimit-dhe-aktiviteteve-sportive/Liqeni i Seferanit është gati për vizitorët për pak aventurë mbi ujë. Turistët e aventurës mund të marrim kayaket dhe kanoet, biçikletat, barbekjune, dhe grepat e peshkimit dhe të ulen rreth liqenit për të shijuar natyrën dhe bukuritë e zonës mes argëtimit dhe aktiviteteve sportive. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bën një ftesë për qytetarët që t'i largohen zhurmës dhe të shijojnë qetësinë dhe bukuritë natyrore gjatë fundjavës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 27 Tetor 2018

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ – Liqeni i Seferanit është gati për vizitorët për pak aventurë mbi ujë. Turistët e aventurës mund të marrim kayaket dhe kanoet, biçikletat, barbekjune, dhe grepat e peshkimit dhe të ulen rreth liqenit për të shijuar natyrën dhe bukuritë e zonës mes argëtimit dhe aktiviteteve sportive.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bën një ftesë për qytetarët ti largohen zhurmës dhe të shijojnë qetësinë dhe bukuritë natyrore gjatë fundjavës.Ai shprehet se ,”vizitoni liqenin e Seferanit ku mund të bëni sporte ujore dhe kamping gjatë fundjavës”.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene,midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujërat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën.

Është kjo arsyeja që herë pas here edhe sot zhytësit gjejnë në fundin e liqeneve relikte të rralla terrakote./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.