Haradinaj: Ndëshkime për ata që ndotin ambientin

PRISHTINE, 27 tetor /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qytetarët që hedhin mbeturina dhe nuk kujdesen për ambientin, do të ndëshkohen.

Këto deklarata i bëri gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që u organizua sot në komunën e Gjakovës.

Sipas Haradinajt, nuk mund të kërkohet liberalizim i vizave dhe në anën tjetër ta ndotim ambientin.

Koordinatori i organizatës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, bëri thirrje që pronat e përbashkëta të konsiderohen si të tilla dhe të mirëmbahen. Ai tha se shpreson që nuk do të kenë nevojë të kthehen prapë në këtë hapësirë për të pastruar, e njëherësh njoftoi për procesin e punës së tyre.

” Janë mbi 150 mijë qytetarë, njerëz që kanë marrë pjesë në pastrimin e tërë Kosovës, pra i bie që gjysma e deponive të mëdha në Kosovë janë larguar dhe me këtë dinamikë ne po vazhdojmë çdo ditë në të gjitha komunat”, tha Hasanaj.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nisi në shtator të këtij viti dhe do të zgjasë deri në dhjetor./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.