Aksion kundër prostitucionit, arrestohet menaxheria e një qendre masazhi

TIRANË, 27 tetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Finalizohet operacioni policor i koduar “Extra Service 2” nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në D.V.P. Tiranë.

Gjatë operacionit u arrestua menaxheria e një qendre masazhi për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shpallet në kërkim administratorja.

Procedohen në gjendje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Extra Service 2”, bëri arrestimin e shtetases: R. M., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e një qendre masazhi në kryeqytet. Si dhe u shpall në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, shtetasja: A.T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këto shtetase, vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara, të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 7 aparate celualarë dhe 1 bllok shënimesh

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.