Vendimi, personat me precedentë penalë nuk përfitojnë tendera

Vendimi, personat me precedent penal nuk përfitojnë tendera

Vendimi, personat me precedent penal nuk përfitojnë tenderaQeveria ka miratuar një paketë ndryshimesh ligjore të cilat ndalojnë përftimin e të mirave publike nga personat apo kompanitë të cilat kanë probleme me ligjin. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj theksoi në një dalje për mediat se Këshilli i Ministrave me këtë vendim, i jep një goditje tjetër botës së krimit. http://ata.gov.al/2018/10/26/vendimi-personat-me-precedent-penal-nuk-perfitojne-tendera/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 26 Tetor 2018

TIRANË, 26 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Qeveria ka miratuar një paketë ndryshimesh ligjore të cilat ndalojnë përftimin e të mirave publike nga personat apo kompanitë të cilat kanë probleme me ligjin.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj theksoi në një dalje për mediet se Këshilli i Ministrave me këtë vendim, i jep një goditje tjetër botës së krimit. “Sot Këshilli i Ministrave, miratoi disa ndryshime ligjore për të ndaluar fitimin e të mirave publike për personat e dënuar për vepra penale të ndryshme, veçanërisht atyre që kanë lidhje me trafikimin apo përfshirjen në organizata kriminale. Kjo paketë ligjore do mundësojë që kjo kategori personash apo biznesesh që drejtohen nga kjo pjesë e shoqërisë të mos përfitojnë të mira publike. Falë kësaj pakete ligjore kemi një goditje edhe më të madhe të krimit, një qasje edhe më të fortë ndaj personave të përfshirë në aktivitete kriminale”, – tha Gjonaj.

“Këto ndryshime janë në përputhje me direktivat e BE-së. Me këtë paketë ligjore parashikohet të mos përfitojnë tenderë apo koncesione për çdo kompani që figuron e prekur nga ligji, apo që administratorët apo përfaqësuesit ortakët apo aksionerët kanë llogari të hapura me ligjin apo janë me precedentë penalë. E njëjta gjë lidhet dhe me investimet strategjike, ku këto persona do të përjashtohen nga mundësia e pjesëmarrjes në këtë drejtim. Dëshirojë ta shfrytëzoj edhe njëherë se çdo individ me rekorde kriminale se nuk do ketë shans të përfitojë asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë”, – garantoi ministrja Gjonaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.