SHBA – Trump dërgon 800 trupa në kufi me Meksikën

UASHINGTON, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Pentagoni po përgatitet të dërgojë në kufirin me Meksikën së paku 800 ushtarë për t’u përgatitur për ardhjen e karvanit të emigrantëve që po marshon drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksuan burime  të administratës Trump për shtypin.

‘’Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis po përgatitet të nënshkruajë një dekret për këtë çështje’’, theksuan burime nga administrata.

Një valë masive migrantësh është drejtuar për në SHBA dhe presidenti Trump ka kërcënuar se përveç ushtrisë do të kërkoje edhe përshpejtimin e ngritjes së murit në kufi me Meksikën./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.