Reforma në mësuesi, shkak numri i lartë i studentëve mbetës në marrjen e licencës

TIRANË, 26 tetor/ATSH/- Reforma në mësuesi u ndërmor, sepse gjatë gjithë këtyre viteve një përqindje shumë e lartë e studentëve të mësuesisë të dalë nga auditorët e universiteteve nuk kalonin në provimin e licencës për mësues.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka ndarë shifra lidhur me cilësinë e të diplomuarve në mësuesi. Në 2014 43% të studentëve mbetës në marrjen e licencës, 38% në 2015, 36% në 2016 dhe 38% në 2017.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.