Kapet autori i dyshuar i vjedhjes së xhamisë

TIRANË, 26 tetor/ATSH- A. Fortuzi/ – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, identifikojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të vjedhjes së një xhamie. Gjithashtu kapet dhe arrestohet në flagrancë një tjetër shtetas, i cili tentoi të vjedhë në një mobilieri, i dyshuar edhe si autor i vjedhjes të një kopshti, ngjarje e ndodhur më datë 19.10.2018.

Specialistët e Seksionit për Krimet, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy shtetasve, konkretisht: Pablo Hazisllari, 23 vjeç, banues në Maliq. Ky shtetas në datë 24.10.2018, në lagjen nr 7 në Korçë, ka vjedhur në ambientet e brendshme të një xhamie, një mikrofon që përdorej për fjalime dhe shërbesa.

Po ashtu u kap dhe shtetasi, Ronaldo Mehmeti, 18 vjeç, banues në fshatin Moravë-Korçë. Shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë në një mobilieri në lagjen nr. 9, në pronësi të shtetasit G.Zh. Gjithashtu nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i vjedhjes të një kopshti, në lagjen nr. 7 Korçë, ngjarje e ndodhur më datë 19.10.2018.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.