JORDANI – 20 të vdekur nga moti i keq, shumica nxënës

AMAN, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën 20 persona, pjesa më e madhe nxënës shkolle, vdiqën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që goditën të enjten pjesën perëndimore të Jordanisë, njoftoi sot Mbrojtja Civile në një bilanc të përditësuar me rritje.

Një burim i Mbrojtjes Civile raportoi për median se moti i keq kishte shkaktuae edhe 35 të plagosur, përfshirë anëtarë të forcave të rendit ndërsa ndodheshin në terren në operacionet e shpëtimit.

Kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur po vijojnë.

”Viktimat janë kryesisht nxënës shkolle të moshave 11 deri në 14 vjeç të cilët po zhvillonin një ekskursion në rajonin e Detit të Vdekur rreth 50 kilometra në perëdim të Amanit”, konfirmoi i njëjti burim.

Autobusi i tyre u rrëmbye nga shirat me intensitet tepër të lartë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.