Gaga dhe Cooper , publikojnë videoklipin e ri muzikor “I’ll Never Love Again”

56

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – Lady Gaga dhe Bradley Cooper, kanë publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën “I’ll Never Love Again”, që është pjesë e filmit “A Star Is Born”, në të cilin dy protagonistët luajnë rolet kryesore.

Dueti i mëparshëm “Shallow”, ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100,  gjithashtu edhe kënga e re është shndërruar në hit.

Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Warner Bros, ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit.

“I’ll Never Love Again” është një këngë emotive, të cilën Gaga dhe Cooper nuk kanë dashur ta lançojnë para se publiku ta përjetojë filmin.

Filmi “A Star Is Born”, i cili ka fituar simpatinë e shikuesve anekënd botës, përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet këngëtares dhe aktorit, si edhe pesë këngë që Cooper i këndon solo dhe tetë të tjera i këndon Lady Gaga./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.